Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shprehe se, “Është nder dhe privilegj të jem kandidate për të përfaqësuar Qarkun e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, në emër të familjes socialiste”. “Qeveria Rama dhe Partia Socialiste, gjatë dy mandateve kanë dëshmuar vizion, vullnet dhe angazhim, si bazë për rrugëtimin e përbashkët drejt Shqipërisë 2030″- theksoi Denaj.
Ministrja Denaj, shprehu falenderim për besimin dhe mbështetjen në këtë mision, që siç tha ajo,”nuk rresht kurrë”. “Së bashku, do të vazhdojmë punën për zhvillimin e çdo skaji të Shqipërisë sonë, Shqipërisë së të ardhmes”- deklaroi Denaj.