Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi, ndërsa ka pranuar kandidimin në Shkodër të Pal Shkambit edhe pse kishte kërkuar hetim të thelluar për të. Plarent Aleksi mësohet se nuk është regjistruar për shkak se nuk ka arritur të sigurojë firmat për kandidat të pavarur.
Ndërkohë, KQZ në mbledhje e sotme ka miratuar listën shumë emërore të Lëvizjes Demokratike Shqiptare të Muslim Murrizit, Ballit Kombëtar të Edmond Stojkut, ADR-në e Edmond Stojkut, dhe Bindjes Demokratike të Astrit Patozit.
KQZ regjistroi sot 4 parti: Partinë Aleanca Demokracia e Re, Partinë Bindja Demokratike të Astrit Patozit, Partinë Demokratike Shqiptare të M. Murrizit, Partine Balli Kombëtar
KQZ refuzoi të regjistrohen dy koalicione për mungesë të firmave mbështetëse. Konkretisht: Koalicionin Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët, Koalicionin Aleanca.
KQZ mori vendim edhe për dy kandidate te pavarur: Skualkifikoi: kandidatin Plarent Aleksi, Regjistroi kandidatin Pal Shkambi edhe pse kishte kërkuar hetim të thelluar për të.