Sot po mbahen zgjedhjet për president të Barcelonës, pasi fillimisht u shtynë në janar për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kataluni.

Ylli i Barcelonës, Messi ka shfrytëzuar të drejtën e tij dhe ka votuar në Camp Nou. Në garë për president të Barcelonës janë Laporta, Font dhe Freixa.