Facebook ka arritur marrëveshje me dy gjigantët më të mëdhenj medial, të cilëve do t’i paguaj para të majme për publikimin e përmbajtjeve të tyre, shkruan The Guardian.
Kjo do të thotë që rrjeti social, themelues i të cilës është Mark Zuckerberg, në të ardhmen do të përdor përmbajtjen mediale të grupit News Corporation, pronar i të cilës është miliarderi australian Ruper Murdochi. Siç raporton BBC, marrëveshja është arritur për tri vite, kurse shuma e saktë nuk është zbuluar, pavarësisht se mund të bëhet fjalë për dhjetëra miliona dollarë.
Marrëveshja u arrit pasi që Australia është e para në botë, që miratoi ligjin me të cilin kompanitë e teknologjisë detyrohen t’i paguajnë korporatave mediale për përdorimin e përmbajtjes së tyre.
Mosmarrëveshja që ka zgjatur për disa muaj, së fundmi kishte çuar në atë që Facebook është detyruar që 25 milionë përdoruesve të saj në Australi t’i lë pa qasje në përmbajtjen mediale. Një marrëveshje të ngjashme në Australi së fundmi ka nënshkruar edhe Google, gjiganti më i madh i internetit në botë.