Daniele De Rossi ka vendosur të bëhet trajner. Ish-mesfushori i njohur italian vitin e fundit të karrierës e kaloi te Boca Juniors, ekip për të cilin bën tifo pas Romës së tij të dashur. 37-vjeçari është bërë sot zyrtarisht pjesë e stafit teknik të kombëtares së Italisë. De Rossi do të jetë një nga ndihmësit e Roberto Mancinit. Sot ka firmosur me FIGC një kontratë deri në fund të Euro 2021.

“Jam krenar që po nis këtë aventurë të re me kombëtaren. Falënderoj presidentin Gravina dhe trajnerin Mancini për besimin dhe mundësinë që më dhanë.

Do të jetë emocionuese të rikthehem në Coverciano, për mua do të thotë rikthim në shtëpi. Do të punoj me entuziazëm dhe jam gati të mësoj sa më shumë. Shpresoj t’i jap një dorë skuadrës“, deklaroi De Rossi, i cili numëron 21 gola të shënuar në 117 ndeshje të luajta me kombëtaren e kaltër, me të cilën u shpall kampion bote në vitin 2006.