Nga Ilirjan Blloshmi/ Shfaqja primitive e Ilir Meta, që fatkeqësisht ne shqiptarët e kemi president, më kujton sherret që bëheshin në konviktet e shkollave të mesme.
Banaliteti nuk ndryshon aspak midis një 15-vjecari dhe presidentit tonë të dashur. Një president, që vetëm i tillë nuk është. Jashtë çdo lloj norme ka shkuar ditën e djeshme tek zyrat e Sali Shehut, jo tek zyrat e FRD-së. Kjo parti ka ikur për skrap që momentin që Bamir Topi i harroj zyrat e saj.Pamjet filmike tregojnë një president të dalë boje, i cili po mbron zyrat e Sali Shehut pasi ka dale garant për të tek Lulzim Basha.
Marrëveshja Meta-Basha bëri që ky i fundit të degëdise Xhelal Mziun në Dibër. Sot zona ku Mziu ka qënë gjithmonë drejtues politik, është nën udheheqen e Sali Shehut. Ilir Meta nuk ka shkuar aty për të mbrojtur zyrat. Apsulutisht jo.Ilir Meta ishte aty të mbrojë lidhjet e ti okulte me të fortët, me kr imin elët.
Ndaj shqiptarët panë një president që, nëse e çon në çdo klinikë, të gjitha një rëzultat do japin: Ky është i çmendur, duhet izoluar. Pas asaj çmendurie që panë shqiptarët më Metën, mediat pranë tij u vunë në panik. Gjënë e parë që bënë, nxorën dokumentin që ishte pa vulë. Kushdo që e ka nisur atë dokument duhet të largohet me ceremoni nga administrata.
Po nxjerra e këti dokumneti jo vetëm që nuk e zbuti çmendurinë e presidentit, por përkundërazi e beri të çmendur-komik. Sepse nesër mund të ngrihet dikush, bën një dokument pa vule dhe pa firmë e ja nis LSI-së. I bie që presidenti të niset për tek zyrat e LSI-së për të bërë boks. Pra me fjalë të tjera secili nga ne mund të bëjë një document, fjala vjen sikur do i marrim shtepinë Erisa Xhixhos dhe presidenti duhet të shkojë tek shtëpia e Erisës për ta mbrojtur. Ose ndonjë tjetër mund të bëjë një dokumnet sikur do i marrë gruan Petrit Vasilit.
I bie që presidenti të gëdhihet tek shtëpia e Vasilit. Kjo e bën atë komik të çmendur. Pamjet e djeshme tregojnë Ilir Metën në një moment të vështirë psiqik dhe e ke të vështirë ta besosh se ka përballë një njeri normal. Ilir Meta dje tregoj deformime të forta të portretit të tij të zakonshëm.Reagimet e djeshme tregojne se Ilir Meta vuan nga trauma psiqike.