Greqia konfirmoi sot 1 607 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me shtatë prej tyre të identifikuar në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë konfirmuar gjithsej 316 879 raste.

EODY njoftoi, gjithashtu, 78 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, duke e çuar në gjithsej 9 540 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht, 847 pacientë janë në ventilator në spitale, ndërsa 468 të tjerë me Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.