Vetëm në 24 orë janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar në total janë kryer 314.622 vaksinime.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se grupet më të riskuara dhe popullata mbi 60 vjeç, do të vaksinohen brenda muajit maj, që është edhe objektivi i qeverisë për të vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë.
Shqipëria ka nisur vaksinimi masiv të popullsisë prej javësh dhe se këtë fundjavë mbërrijnë në Shqipëri 90.800 vaksina AstraZeneca. Me ardhjen e dozave të reja vetë kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vijojnë të ruaj renditjen e saj ndër vendet e para në rajon për shpejtësinë e vaksinimit të popullatës së saj. Këtë fundjavë nis edhe vaksinimi i operatorëve turistik, që do të sjellë një lehtësim për sezonin veror.
Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.
Me nisjen e vaksinimit është parw edhe një lehtësim i situatës nga infektimet ditore nga COVID, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 2 humbje jete dhe 179 raste të reja me koronavirus.