Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka kujtuar 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter. Ajo shprehet krenare që SHBA ka një aleate si Shqipëria në NATO dhe se 2 vendet do të jenë gjithmonë së bashku.
“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju. “, shkruan Kim në postim.
Lidhur me ditën e sotme ka reaguar edhe Ambasade e SHBA në Tiranë, duke thënë se Shqipëria mund të mbështet te SHBA dhe SHBA mund të gjej mbështetje në Shqipëri më shumë se kurrë.