Vaksinimi kundër koronavirusit në vendin tonë vijon me ritme të larta. Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se deri më tani janë vaksinuar 250,676 persona.
Manastirliu thekson se brenda muajit maj pritet të vaksinohen 500 mijë persona në total, duke krijuar kështu mundësinë për një sezon më të lehtësuar turistik.
Postimi i plotë: Mirëmëngjes?Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga #covid19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari????
*250,676 vaksinime të kryera??500,000 të vaksinuar brenda muajit maj?