Në Itali 57,14% e popullsisë do të vaksinohen deri në qershor. Sipas vlerësimeve të raportuara nga Bashkimi Europian vendet të cilat do të kenë numër më të lartë të vaksinuarish në fund të tremujorit të dytë do të jenë Malta me 93,10% dhe Danimarka me 79,88%.

Ndërkohë vendet që pritet të vaksinojnë më pak pritet të jenë Republika Çeke 44,33% dhe Bullgaria me 45,01%. Sakaq Franca deri në qershor do të ketë 58,16 % të vaksinuar dhe Gjermania 61,04 % të vaksinuar.