Kryeministri Edi Rama thotë se të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë.
“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike’, shkruan Rama.
Kryeministri Rama ne Facebook:
? 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund
Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike
Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë