Zëvendësministri i Infrastrukturës Etjen Xhafa i ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare TV, tha se po punohet me kompanitë ajrore për të gjetur një zgjidhje për biletat e pasagjerëve të cilët nuk udhëtuan për shkak të pezullimit të fluturime. Xhafa u shpreh se ende nuk ka një zgjidhje konkrete.

“Jemi duke zhvilluar bisedime me kompanitë e fluturimeve. Ne po punojmë për të gjetur zgjidhjen më optimale për qytetarët sa më shpejt të jetë e mundur për ata që duan të vijnë apo dalin nga Shqipëria. Kemi një organizim masiv për të kthyer të gjithë qytetarët në destianacionet e tyre por edhe për t’u rakorduar në lidhje me çmimin e biletave”.

Fluturimet normale nga aeroporti i Rinasit do të nisin ditën e nesërme.