Sigurisht, Apple di të krijojë produkte të shkëlqyera. Por – dhe kjo është thelbësore për suksesin e çdo kompanie – Apple gjithashtu di edhe t’i shesë këto produkte. Përmes imazheve. Përmes videove krijuese. Dhe përmes fjalëve.

Fjalët synojnë t’i kthejnë dëshirat në nevoja dhe t’ju bëjnë të doni një iPhone 12 edhe pse e keni shumë mirë iPhone 11. Apple përdor shumë fjalë, si “superfast”, “dramatic”, maximize”, “dazzling”, vibrant” etj. megjithatë fjala që përdoret më shpesh nga këto është “new” (i ri). Por “new” qëndron në vendin e dytë. E dini cilat janë fjalët që renditen në vendin e parë dhe përdoren më shpesh nëpër reklama?

“Ju” dhe “tuaj”.

Fokusi i marketingut të Apple është te klienti – se si ju do të përfitoni nga veçoritë e reja: ekrani më i madh, ekrani më i mirë, procesori më i shpejtë etj. Se si tiparet e reja – xhami më cilësor, rezistenca ndaj ujit, karikimi do të zgjidhin problemet tuaja.

Pse? Sepse qëllimi i çdo shitjeje – dhe në një kuptim më të gjerë, i çdo strategjie marketingu – është të ndihmojë klientët potencialë ta imagjinojnë veten duke përdorur produktet dhe shërbimet. Kjo është arsyeja pse Apple përdor “ju” dhe “tuaj” kaq shpesh.

Çfarë Apple synon vërtet është që ju ta imagjinoni veten duke përfituar nga të gjitha tiparet e iPhone tuaj të ri.

Dëshirat tuaja duken si nevoja. Dhe nevojat gjenerojnë shitje.