Në qarkun e Vlorës numërimi i votave preferenciale për kandidatët ka përfunduar dhe një kuti ka rezultuar e pavlefshme. Në Partinë Socialiste Kryeministri Edi Rama është më i votuari me 11412 vota. E dyta është Anila Denaj e cila ka 6428 vota duke kaluar edhe drejtuesin e politik Damian Gjiknurin, i cili renditet i treti më i votuari me 6009 vota. Ndërkohë që në PD më i votuari është Bujar Leskaj me 5254 vota.