Tirana International Airport (TIA) konfirmoi 14 fluturime për ditën e nesërme, e mërkurë, 21 prill 2021.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse.
⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkure janë:
⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë –Vjenë dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Alitalia – Tiranë –Romë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim