E ardhmja e Paulo Dybalës vazhdon të jetë një nga temat më delikate në Itali. Ylli i Juventusit e refuzoi ofertën e fundit të drejtuesve, një veprim që nxiti akoma më shumë zërat për një largim të mundshëm të tij. Agjenti i argjentinasit, Jorge Antun, në një prononcim për “tuttojuve.com”, vlerëson klientin e tij dhe thekson se tashmë është koha për të menduar vetëm për të tashmen.
“Paulo është një luftëtar i vërtetë dhe nuk dorëzohet kurrë. Ai është edhe më i fortë se dëmtimet dhe këtë gjë e tregoi duke shkëlqyer kundër Napolit. Edhe një herë tregoi përkushtimin dhe cilësitë që ka. Në momentin që trajneri e aktivizoi në lojë, e pamë të gjithë dëshirën e tij të madhe për të lënë gjurmë”, deklaron agjenti.
“Dybala hyri në fushë i frymëzuar dhe dha maksimumin e tij. Mund të them se shënoi një gol që vlen kualifikimin në Champions League. E ardhmja? Le të mendojmë për të tashmen. Paulo dëshiron thjesht të luajë dhe të bëjë sa më mirë në pjesën finale të sezonit”, përfundon Antun. Kujtojmë që Juventus i ka ofruar 10 milionë euro në sezon, por kjo ofertë u refuzua nga Dybala dhe gjithçka mbetet për t’u vendosur në fund të majit.