Sot jetojmë në epokën e ekranit, në të cilën jemi pothuajse të detyruar të shpenzojmë çdo ditë mes smartphone-ve, kompjuterëve dhe tabletave.
Ne gjithashtu i ndajmë këto mjete teknologjike edhe me fëmijët tanë, madje deri në fazën e vogëlushëve, shkruan “Psychology Today”.
Sidoqoftë, një studim i ri ka treguar që këto ekran shkaktojnë ndryshime strukturore në mendjen e fëmijëve parashkollorë, veçanërisht në pjesët që shoqërohen me gjuhë dhe aftësi të tjera shkrim-lexim.
Sipas një artikulli të botuar në “Science Daily”, studimi u bazua në skanimet e MRI-ve të 47 fëmijëve të shëndetshëm midis moshave 3 deri në 5 vjeç.
Edhe pse studimi nuk zbuloi dot me saktësi si ndikon koha e ekranit në tru, ai tregoi se fëmijët që kalonin më shumë kohë në ekran kishin integritet strukturor më të ulët se pjesa tjetër e fëmijëve.
“Studimi ngre pyetje nëse të paktën disa aspekte të përdorimit të ekraneve, të bazuara në fëmijërinë e hershme, mund të ofrojnë stimulim gjatë kësaj gjendjeje të shpejtë, formuese të zhvillimit të trurit”,- tha Dr. John Hutton, drejtor i “Reading & Literacy Discovery”, në spitalin e fëmijëve “Cincinnati” dhe autoriteti kryesor i studimit.
“Ndërsa ne nuk mund të përcaktojmë akoma nëse koha e ekranit i shkakton këto ndryshime strukturore ose nënkupton rreziqe afatgjata neuro-zhvillimore, këto rezultate kërkojnë studim të mëtejshëm për të mësuar se çfarë kuptojnë dhe si të vendosim kufijtë e duhur në përdorimin e teknologjisë”,– përfundoi ai.