Sa kohë ishte pjesë e “Për’puthen”, Ana Kauri bëri një ndërhyrje estetike në fytyrë. Ajo vendosi të frynte buzët e saj, një vendim që nuk u prit mirë fillimisht nga ndjekësit, por më pas të gjithë u mësuan me këtë fakt. Ndërkohë pas daljes nga programi, Ana bëri sërish një operacion në fytyrë për të ndryshuar pamjen e saj.
Ajo zbuloi se kishte bërë një ndërhyrje në hundë, për t’u ndjerë sa më mirë me veten. Ana e bëri ndërhyrjen publike, duke treguar se nuk ka kompleks ta tregojë para të gjithëve. Mirëpo duket se ajo nuk është ende e kënaqur me pamjen e saj dhe ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje estetike.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj dhe përkrah ka shkruar: “Nesër do realizoj një ndërhyrje estetitke. Çfarë mendoni se është?”.
Dikush nga ndjekësit i ka shkruar se ajo është perfekte dhe se nuk ka nevojë të ndryshojë diçka tjetër në fytyrën e saj. Por Ana duket se është e vendosur për ta bërë këtë ndërhyrje sa më parë. Një pjesë e madhe e ndjekësve shprehen se ajo mund të bëj ëndonjë rregullim në dhëmbë dhe duket se këtë e ka konfirmuar edhe vetë ajo.
“Shumica fiton”, ka shkruar Ana përkrah përgjigjeve të ndjekësve të saj.
Tashmë na mbetet të shohim se cila do të jetë realisht ndërhyrja e radhës dhe rezultati final.