Juventusi vendos ta shkarkojë Pirlon, nëse s’i fiton 2 ndeshjet e radhës. Pirlo do të shkarkohet nëse ai nuk ia del të prodhojë rezultate pozitive kundër Torinos dhe Napolit në dy ndeshjet e ardhshme të bardhezinjve.
Juventusi do të përballet me Torinon të shtunën, pastaj do ta presë Napolin në shtëpi për ndeshjen e mbetur nga java e katërt e Serie A këtë të mërkure. Sipas Gazzetta dello Sport, këto dy ndeshje do të jenë vendimtare për të ardhmen e ish-mesfushorit italian në stolin e Juves.
Nëse Pirlo shkarkohet, atëherë ndihmësi i tij Igor Tudor mund të emërohet trajner i përkohshëm deri në përfundim të sezonit. Juventusi është në vendin e tretë në Serie A, 10 pikë larg liderit Inter.