Andrra Destani e Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë një muaj më parë. Ato u bekuan me një djalë tjetër dhe familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur për ardhjen e djalit e ndau vetë Andrra përmes një postimi në rrjete sociale.
“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, shkroi Andrra përkrah një fotografie të bebushit.
Më pas vëllai i madh Ansi zbuloi emrin e anëtarit më të ri të familjes Hoxha. Ansi postoi në profilin e tij në Instagram një foto, në të cilën shihej duke mbajtur në krahë vëllain e vogël.
“Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, shkroi vogëlushi duke na zbuluar kështu emrin e veçantë të bebushit.
Siç tregoi Sinani, emrin e vëllait të vogël e kishte zgjedhur vetë Ansi dhe që tani, ata janë bërë shokët më të mirë të njëri-tjetrit, teksa Ansi nuk u ndahet asnjë sekond Ayan-it.
Sot, i vogli mbush një muaj nga ardhja në jetë dhe mami Andrra ka ndarë me ndjekësit në Instagram videon më të ëmbël. Madje, ajo na ka treguar për herë të parë edhe portretin e vogëlushit.