Aristela dhe Antonela kanë debatuar me tone të ashpra në puntatën e sotme të Për’puthen. Antonela ka kërkuar të dijë arsyen përse Aristela i tha e pafytyrë, ndërsa ajo iu përgjigj se e bëri për shkak se ashtu iu duk atë moment.

Teksa po diskutonin për famën dhe ndjekësit, Antonela i përmendi ndërhyrjen Aristelës dhe ndërhyri Atdheu duke i thënë se nuk duhet të flasë në atë mënyrë pasi do të akuzohet për bullizëm.

Antonela: Ti që thua e pafytyrë si ta marr unë këtë. Si ta lejon edukata të thuash e pafytyrë.

Aristela: O zonja drama. Je miss Drama.

Antonela: Do të rrisësh followersat duke debatuar me mua.

Aristela: Jo ti do i rrisësh duke mbajtur dy adresa Instagrami.

Antonela: Jo ti që vjen e bën balonin gastrik.

Aristela: Shih veten para se të flasësh për balonin.

Atdheu: Mos thuaj ashtu se do akuzohesh për bullizëm.