Nga Aeroporti i Rinasit, ku zhvilloi një bashkëbisedim me kontrollorët e trafikut ajror, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje financiare me kompaninë AlbControl.
Gjatë fjalës së saj Balluku tha se greva e kontrollorëve të AlbControl duke bojkotuar punën për uljen e pagave dhe kushtet e punës është e paligjshme dhe në thyerje të Kodit të Punës.
“AlbControl deklaron gjatë gjithë vitit një herë në qershor pranë Eurocontrol deklaron se sa të ardhura i duhen për të operuar. Investimet nga marsi i vitit të kaluar nga ka pasur në këtë kompani pasi ka qenë e pamundur për shkak të pandemisë. Edhe shpenzimet operative kanë qenë më të vogla.
Paratë që vijnë nga trafiku ajror vijnë sipas sasisë së fluturimeve të kryera. Trafiku në totalin e tij për shkak të pandemisë ra me 57% në vitin 2020, ndërkohë që në këto 3 muajt e parë të 2021 trafiku ka qenë po me minus 57%. Pra kontrollorët operojnë 43% të trafikut normal.
Duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në kompaninë AlbControl, nuk merr të ardhura nga kjo kompani dhe nuk i ka dhënë kurrë asnjë qindarkë. Ky është një nga parimet e aderimin në Eurocontrol. Kontrollorëve i shkonin pagat 4400 dollarë dhe sot janë në nivelet 2490 dollarë.
Në mbyllje të vitit financiar alb kontroll ska të drejte te kete para menjane. Ne keto kushte drejtuesit e kompanise jane ulur disa here per te diskutuar me kotrolloret e trafikut ajror sepse kane vite qe punojne ne kete kompani. Duhet te ishin te qarte qe kompania ska depozita per tu dhene para.
Megjithate here pas here ne te gjitha uljet ne tryeze qe jane bere midis kontrolloreve nga ana e kontrolloreve eshte thene se nuk u intereson ky problem. Eshte niveli i jeteses qe ata kane dhe ne rast se u mungojne keto para stresohen dhe nuk punojne dot. Ndoshta kjo eshte si batute por nuk eshte batutte se une e kam ne sdosje te shkruar ne nje nga kontrolloret.
Dje per te bllokuar trafikun ajror dhe per te vene nen presio nshtetin shqiptar kane vendosur qe te bejne nje akt i cili quhet paaftesi per te operuar. Kane deklaruar se jane te paafte per te operuar per 7 arsye, veshtiresi financiare, probleme familjare si pasoje e veshtiresise familjare, sepse nuk merren me 4000 dollare por rreth 2 mije dollare. Dhe ky eshte nje problem ne familje.
Nderkohe zoteria meqë si dalin 4,200 dollare ka aplikuar per borxh te familjaret. Mund tjua jap kete dhe me fotokopje se si nje kotrollor i trafikur ajror thote se eshte i paafte per te punuar sepse ndihen ne stres sepse paga e tij per shkak se ska trafik dhe kompania ska pare eshte bere rreth 200o dollare. Keshtu zoteria ka aplikuar per borxh te familjaret.
Alb kontroll eshte kompani e sigurise se larte qe ofron sherbim jetesor dhe eshte e vetmja kompani ne republiken e shqiperise qe e ofron ne kushtet e monopolit. Kodi i punes ka te sanksionuar qarte dhe thote greva smund te ushtrohet ne sherbime te rendesise jetike. Ne kete rast konfliktet zgjidhen ne menyre perfundimtare.
Greve e paster ilegale ne thyerje te kodit te punes. Sepse janë deklaruar të gjithë në të njëjtin moment me të njëjtat letra me të njëjtin arsyetim”, tha Balluku.