Orët inteligjente mund të përdoren për të diagnostikuar në distancë dobësinë, që përkon me aftësinë e zvogëluar për të ecur, në pacientët me probleme kardiake, duke monitoruar distancën e ecur në gjashtë minuta me një saktësi të barabartë me atë të testeve të kryera në spital, sipas studimit të kryer nga Universiteti i Stanfordit botuar në revistën ”Plos One”.

Studimi monitoroi 110 pacientë në listë për të marrë ndërhyrje vaskulare ose kardiake, të pajisur me një Apple Watch dhe një aplikacion specifik. Subjektet e studiuara kryen të ashtuquajturin ”test gjashtë minutësh”, i cili konsiston pikërisht në ecjen për këtë periudhë kohe duke matur distancën e kaluar, si në spital ashtu edhe në shtëpi, duke përdorur gjithmonë orën inteligjente.

Studimi zbuloi se Apple Watch ishte në gjendje të diagnostikonte dobësinë, e cila në këtë rast përcaktohet si pamundësia për të udhëtuar të paktën 300 metra. “Ky studim sugjeron që aftësia e dobët dhe funksionale mund të monitorohen dhe vlerësohet në distancë te pacientët me sëmundje kardiovaskulare, duke lejuar monitorim të sigurt të pacientit me rezolucion të lartë”, shtuan autorët.