Milani ka gjetur marrëveshjen me Zlatan Ibrahimovic për të nënshkruar kontratën e re që e lidh suedezin edhe për një vit me kuqezinjtë.

Manuele Baiocchini raporton se kanë mbetur vetëm disa burokraci për të firmosur, ndërkohë që pritet që sot ose nesër të vijë zyrtarizimi i nënshkrimit të marrëveshjes së re.

Ibrahimovic ka qenë pjesë e rëndësishme e Milanit këtë sezon, duke shënuar 15 gola. Dëmtimet e kanë penalizuar të mungojë në disa ndeshje dhe rrjedhimisht i kanë hequr mundësinë të shënojë më shumë.