Të tjera detaje mësohen nga ngjarja tronditëse e Elbasanit. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se fugonë me logo të PD ndalonin njerëzit rrugës dhe u bënin presion.

Janë pikërisht fugonët që duken në foton e siguruar nga Top Channel që bënin ndalimin e qytetarëve dhe ushtronin kontrolle dhe në makinat e rastësishme të qytetarëve në rrugë. Sipas banorëve , personat që lëviznin me fugonët me logon e PD iu bënin presion qytetarëve.

Kujtojmë se për ngjarjen në fjalë ku u vra Pjerin Xhuvani janë arrestuar deri më tani 11 persona dhe një është në kërkim, Klement Xhaferri.
Ndërsa mbi personin që qëlloi Arbër Paplekaj, ai është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”,

“Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim;
Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”/Top Channel