Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Togëz në Librazhd.
Balla gjatë fjalës Togzi është një prej modeleve tona të shtrirjes së procesit të rilindjes urbane.
“Togzi është një prej modeleve tona të shtrirjes së procesit të rilindjes urbane. Ndoshta do të kishim mbaruar edhe fazën e dytë të shtrimit të rrugëve mes pallateve por duhet të kuptojmë se kemi patur pothuajse dy vite teje të vështire. Dy vite të sfidave që duhen 100 vjet të përballesh me to. Këto ishin 2 vite sprove dhe unë mendoj që pjesa më e vështirë ka kaluar sepse sot jemi në situatën që po ecim shumë mirë me vaksinimin. Në Librazhd numri i vaksinimit po ecën me shpejtësi për të garantuar që në fund të muajt maji t’i kthehemi normalitetit. Rikthimi në normalitet na krijon mundësin që të fillojë të qarkullojë ekonomia dhe ne të vazhdojmë investimet tona” tha ai.
Balla shtoi se Partia Socialiste ka dyfishuar ndihmën sociale dhe që në mandatin e ri synojnë që rroga minimale të jetë 400 mijë lekë të vjetra.
“Ne kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe ne do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë atyre që kanë nevojë. Ne do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lek të vjetra dhe mbi zero tatim mbi pagën. Ne kemi bërë shumë punë por unë i pari nuk jam ende i kënaqur me atë që kemi arritur në Librazhd, sepse kemi shumë punë për të bërë. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë pa asnjë dallim që ta ndërlidhim Togëzin me pjesën tjetër për ta zhvilluar këtë fshat”, u shpreh ai.
Më tej Balla përmendi investimet e bëra në Librazhd dhe sidomos në Togëz, ku përfshihet sektori i bujqësisë dhe problematika tjetër që ishte uji i pijshëm.
“Bujqësia është gjithashtu e rëndësishme. Nga viti 2013 deri në vitin 2021 në kemi investuar në kanale vaditëse dhjetë herë më shumë se sa është investuar nga viti 1992 deri në 2013. Mos harrojmë ujin e pijshëm pasi nuk gjendej, vetëm pas vitit
2013 filluan investimet për furnizimin e ujit në Librazhd. Kur po punonim për të garantuar investimin për furnizimin e ujit, Partia Demokratike mblidhte njerëzit dhe iu thoshte ‘Taulanti po bën ujësjellësin për ta çuar ujin e pijshëm në Elbasan’. Tani këto ose e dinë qe Togëzi është pjesë e Elbasanit ose janë mashtruesa dhe besoj kjo e dyta vlen më shumë se e para” tha ai.
Ai theksoi se punimet e nisura duhet të vazhdojnë dhe se Librazhdit i duhet një deputet që ta përfaqësojë denjësisht ne parlament.
“Po investojmë në kanalizimet e ujërave të zeza ne Librazhd. Punët në Librazhd nuk duhet të ndërpriten. Ne na duhet një kryeministër që Librazhdin e ka për zemër dhe unë jam dëshmitar që Librazhdi ka fituar falë Edi Ramës. Puna që ka nisur në Librazhd është thjesht fillimi i një transformimi të madh. Thirrja ime për të gjithë banorët e Librazhdit është se ne nuk kemi nevojë për një deputet që të shkojë të ulet në fund të sallës e mos të flasë, ne kemi nevojë që të kemi përfaqësimin e duhur në qeveri në mënyrë që t’i garantojmë Librazhdit tonë më shumë vëmendje. Ne na duhet një deputet që do ta kemi mbështetje për çdo hall tonin” shtoi ai.
Balla e mbylli fjalën e tij duke iu bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të votojnë Partinë Socialiste që të vazhdojë transformimi i Librazhdit.
“Falë Edi Ramës kemi arritur të transformojmë këtë fshat në lagje qyteti, kemi ndërtuar qendra shëndetësore, fabrikë, do bëjmë urën dhe rrugën. Prandaj kur të votojmë me 25 Prill duhet të mendojmë se cili nga përfaqësuesit e partive na e ka zonën tonë në zemer, cili nga këta na e bën punën më mirë. Nëse ndonjëri mendon se e bën Lulzim Basha e keni shumë gabim. Është dita që të bashkohemi të gjithë për Librazhdin që ne duam” përfunoi ai.