Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku po inspekton punimet në lotin 2 të “Unazës së Re”. Ky aks bën me dije ministrja do të jetë gati në fund të muajit gusht. Aktualisht po punohet në këtë lot për vendosjen e trarëve në viaduktin me gjatësi 210 metra, betonimin e mureve të tunelit si dhe për ndërtimin e pilotave për mbrojtjen e skarpatës.

“Vijon papushim puna në pjesën Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës për të bërë të mundur që ky aks të jetë në dispozicion të udhëtarëve në fund të muajit gusht. Vijon papushim puna në pjesën Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës për të bërë të mundur që ky aks të jetë në dispozicion të udhëtarëve në fund të muajit gusht.

Po punohet në lotin 2, për vendosjen e trarëve në viaduktin me gjatësi 210 metra, betonimin e mureve të tunelit si dhe për ndërtimin e pilotave për mbrojtjen e skarpatës”, shkruan Rama i cili ka ndarë videon e inspektimit të ministres. “Puna po ecën janë zgjidhur vështirësitë që kishim”, tha ministrja.