Financat e Barcelonës janë të dobëta dhe drejtuesit e klubit po tentojnë të bëjnë lëvizje të zgjuara dhe merkato të kujdesshme. Një mbrojtës që luan me këmbën e majtë është një nga objektivat.
Në fund të sezonit do të vijë me parametra zero Eric Garcia nga Manchester City, teksa prej ditësh përflitet për Alession Romagnolin, i cili ka humbur postin e titullarit te Milani dhe nuk do të rinovojë.
Kapiteni i Milanit nuk kushton shumë. Mundo Deportivo raporton se në listën e klubit katalanas për prapavijën janë edhe dy lojtarë që luajnë në Eredivisie të Holandës, të cilët Roland Koeman i njeh mirë.
Të dy argjentinas dhe nga 23 vjeç: ata janë Lisandro Martinez (Ajax) dhe Marcos Senesi (Feyenoord). Ndërkohë, paratë për mbrojtësin e ri pritet të vijnë nga shitja e Samuel Umtitit.
Kampioni i botës me kombëtaren e Francës, nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Koeman dhe ka përfunduar në merkato. Në Spanjë theksojnë se e ardhmja e tij do të jetë Premier League, aty ku e pëlqejnë Manchester United, Arsenal dhe Liverpool.