10 klube u tërhoqën nga Superliga Evropiane pas presionit të madh, por jo edhe Barcelona me Real Madridin. Tashmë edhe zyrtarisht, skuadra e Barcelonës ka vendosur të mos largohet nga Superliga Evropiane.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në faqen zyrtare, duke treguar edhe arsyet se pse nuk largohet nga vendimi i marr ditë më herët. Barcelona shkruan se futbolli ka nevojë për reforma strukturore për të garantuar qëndrueshmërinë financiare.
“Duke pasur parasysh reagimin e publikut që projekti i Superligës Evropiane ka gjeneruar në shumë dhe shumë sfera të ndryshme, nuk ka dyshim që FC Barcelona vlerëson se kërkohet një analizë shumë më e thellë e arsyeve që e kanë shkaktuar këtë reagim në mënyrë që të rishikohet, nëse është e nevojshme, dhe në masën e kërkuar, propozimi siç është formuluar fillimisht dhe zgjidh të gjitha ato çështje, gjithmonë për të mirën e interesit të përgjithshëm të botës së futbollit”, u tha në deklaratë.
“Një analizë e tillë e thelluar kërkon kohë dhe qetësi të nevojshme për të shmangur ndërmarrjen e ndonjë veprimi të nxituar. Vendimi u mor me bindjen se një dorëheqje e pretenduar për të qenë pjesë e kësaj nisme si një klub themelues do të kishte qenë një gabim historik”.