Ilir Meta komentoi në një intervistë për televizionin lokal në Vlorë, ngjarjen e shënuar një ditë më parë në Elbasan, me një të vdekur e 4 të plagosur. Meta fajësoi kryeministrin Rama si të vetmin përgjegjës sipas tij, për ngjarjen dramatike.

Kreu i shtetit në mënyrë skandaloze ka marrë në mbrojtje grupet e armatosura të PD, duke u shprehur se është e drejtë e opozitës që të mbrojë votën duke dalë kështu kundër BE dhe SHBA të cilët kanë bërë thirrje që ngjarja e Elbasanit të mos përsëritet.

“Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili eshte i vetmi pergjegjes per ate situate dhe per te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne pranine e policise, qe tregon se ky eshte nje shtet i kapur nga krimi.

Struktura per mbrojtjen e votes eshte nje e drejte legjitime e opozites, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg eshte kandidat per deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojne me manovra per blerjen e votes dhe presione ndaj qytetareve.

Per kete oferte te tyre poshteruese, Rilindja do ndeshkohet ne menyren me shembullore me 25 Prill.” u shpreh Meta.

Kujtojmë se një ditë më parë shoqëruesi i Gazment Bardhit, Arber Pepkola, vrau mbështetësin e Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvanin. Sot, ambasadorët e SHBA dhe BE kundërshtuan ekzistencën e grupeve të opozitës që lëvizin të armatosur, si kthim mbrapa. Por duket se Presidenti nuk ndan të njëjtin mendim me Perëndimin edhe këtë herë.