Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë kundër thirrjes se ambasadores Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe kunder te gjithe exit polleve, duke deklaruar nga selia e tij, fitoren e zgjedhjeve. Përmes një dalje të shkurtër për mediat Basha ka falenderuar votuesit e tij dhe është shprehur se Aleanca pë Ndryshim është fituesja e këtyre zgjedhjeve ndërkohë ambasadorja Kim më herët iu bëri thirrje krerëve të partive të prisnin gjykimin e qytetarëve pas numërimit të votave e të mos dilnin në rezultate të supozuara.
Më herët amabsadorja Kim deklaroi se: “Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi”.
Kujtojmë që të njëjtën gjë ka bërë edhe Berisha në zgjedhjet e 2013 dhe 2017 pavarësisht se i ka humbur të dyja këto zgjedhje.
Basha nga selia e PD: Faleminderit te gjithë qytetareve që zgjodhën ndryshimin! Kjo është fitore e qartë për shqiptarët, për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është ne kutitë e votimit. Kam besim se numëruesit dhe komisionerët do mbyllin këtë proces me përgjegjësi dhe durim, sipas ligjit. Siç kam thënë ne fillim te fushatës, ne fund te këtij procesi Shqipëria fiton!