Së fundmi çifti ishin në qendër të vëmendjes mediatike, pasi Loredana shprehu sërish dëshirën për një fëmijë të dytë. Pas kësaj deklarate ajo publikoi disa foto me Mozzik, duke nënkuptuar se dëshiron që reperi të jetë sërish babai i fëmijës së saj. Nga ana tjetër Mozzik nuk foli drejtpërdrejt për këtë temë, por ai ndau gjithashtu në InstaStory foto me Hanën e Loredanën, duke dashur të tregojë edhe njëherë familjen e tij që të gjithë dyshojnë se po zgjerohet.

Ndërkohë që dyshimet sa vijnë e shtohen, Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të luajnë me fansat. Fotot e tyre në rrjete sociale nuk kanë qenë asnjëherë të plota, duke mos dashur që të shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Edhe sot Loredana ka bërë të njëjtën gjë, teksa ka publikuar në Instagram “padashje” një video të Mozzik. Në video dëgjohet Hana teksa i thërret Mozzik “babi, babi” dhe Loredana e drejton kamerën nga reperi dhe e heq brenda sekondit.


Çifti duket se po jetojnë në të njëjtën shtëpi me të voglën e tyre, që shumë shpejt mund të bëhet me motër ose vëlla. Megjithatë këtë të fundit nuk mund ta themi me bindje të plotë, ndaj do të na duhet të presim e të zbulojmë nëse çifti do bëhen vërtetë sërish prindër apo jo.