Italia regjistroi sot 12 694 raste të reja me koronavirus, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë, ndërkohë që dje ishin 15 370. Sot u regjistruan gjithashtu 251 vik tima nga 310 një ditë më parë.

U kryen sot 230 116 teste, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Dje testet ishin 331 734. Shkalla e pozitivitetit është 5,5%, nga 4,6% dje.

“Në këtë fazë duhet të mbajmë dy fjalë së bashku: besim dhe maturi. Ne kemi hyrë në një fazë tjetër falë fushatës së vaksinimit. Të dhënat na tregojnë për një fazë tjetër, por nuk do të ketë një fazë “x” ku të gjitha masat do të zhduken”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.