Gjermania kapërceu sot tre milionë raste infektimi me COVID-19, për shkak të një vale të tretë të epidemisë, e konsideruar nga kancelarja Angela Merkel si “më e zgjatura” që nga fillimi të krizës. Numri i përgjithshëm i infeksioneve, që nga fillimi i epidemisë, ka arritur në 3,011 milionë, me 13 245 më shumë se një ditë më parë, sipas Institutit Robert Koch për Mbikëqyrjen e Shëndetit Publik (RKI), ndërsa numri i të vdekurve arriti në 78 452.
Për më tepër, shkalla e incidencës kombëtare të shtatë ditëve të fundit, veçanërisht e ndjekur nga autoritetet, është 136,4 për 100 000 banorë, mbi pragun që detyron në parim një forcim të masave kufizuese.
“Kjo valë e tretë është mbase më e vështira”, tha Merkel, në një fjalim për hapjen virtuale të panairit industrial në Hanover. Në këtë kontekst, kancelarja u shpreh në favor të një forme të rreptë të bllokimit kombëtar për një periudhë të shkurtër.