Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar mbi 130 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 130.082.099 raste me virusin.

Numri më i madh i të infektuarve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 31.229.639 raste. Pas SHBA-së radhiten Brazili me 12.334.844 raste, India me 12.302.092, Franca me 4.695.082, Rusia me 4.554.264, Britania me 4.350.266, Italia me 3.607.083, Turqia me 3.357.988, Spanja me 3.291.394, Gjermania me 2.854.137, Kolumbia me 2.406.377, Polonia 2.356.970, Argjentina 2.348.821, Meksika 2.238.887, Irani 1.897.314, Ukraina 1.691.737, Afrika e Jugut 1.549.451, Peruja 1.548.807, Çekia 1.539.617, Indonezia 1.517.854, Holanda 1.280.443 dhe Kili me 1.003.406 raste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë vd ekur 2.838.022 persona, ndërsa 104.752.420 janë shëruar duke mposhtur virusin. Aktualisht, në botë ka 22.491.657 të sëmurë që ndodhen nën trajtim.