Opinionisti Arjan Konomi ka reaguar me tone të ashpra ndaj Sarës pas përgjigjes që i dha ajo Rinianit gjatë bisedës në studio. Për këtë i ka kërkuar që të ndalojnë arrogancën dhe të përgjigjen me argumente ndaj secilit prej konkurrentëve. Sara: Mund të kem flirtuar, por jo tradhti. Riniani: Pse flirtimi nuk është tradhti? Sara: Paske kapur flokët sot.
Arjani: Çfarë është kjo arrogancë, keni argumente. E keni mbushur kupën me këtë fjalorin tuaj. O mësoni rregulloni gjuhën, ose mos dilni të takoheni me këta djem. Këta do flasin, mund të thuash është mendimi jot, për mua nuk ka rëndësi. Pse vazhdoni me këtë arrogancë? Boll se nuk mund ta durojmë më, po e mbushni kupën.