Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut. Funerali i Princit Filip do të mbahet të shtunën e ardhshme, 17 prill dhe do të jetë një ceremoni mbretërore.
Mediat e huaja shkruajnë se Johnson nuk do të jetë në varrim, për shkak të masave ndaj koronavirusit. Në varrim pritet që të marrin pjesë rreth 30 persona, që janë rrethi më i ngushtë i princit.
Princi Filip, njëherësh Duka i Edinburgut, vdiq të premten në moshën 99-vjeçare. Ai ishte martuar me Princeshën Elizabetë në vitin 1947, pesë vjet para se kjo e fundit të bëhej Mbretëreshë.