Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar në Ditari në A2 nga ku foli për situatën e pandemisë në vend. Ai parashikon një valë të tretë për shkak të grumbullimeve nga partitë politike, ku nuk respektohen masat.
“Nuk po respektohen masat. Ka grumbullime të vazhdueshme. Mua më shqetëson më shumë fakti i spostimit drejt qyteteve të vogla apo fshatrave të largëta që ishin thuajse të virgjëra. Vala e tretë nuk do të jetë asnjëherë si e para apo e dyta. Do të ketë një rritje fiziologjike, por asnjëherë ajo situatë që është parë në nëntor apo shkurt-mars. Më shqetëson fakti që nuk shoh asnjë parti politike që të bëjë thirrje, ruani distancën, mbani maska, por vazhdon ajo vala.
U drejtohem qytetarëve, nuk mund të jemi kaq të papërgjegjshëm, pasi pasojat janë të mëdha. Edhe Izraeli që është vendi i parë në botë në për vaksinimin, por sërish vdekshëmria është e lartë. Edhe nëse ke bërë dozën e parë apo të dytë, nuk të përjashton që të përhapësh virusin”.