Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj jep lajmin se certifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë, e cila është një e drejtë themelore në BE.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se qytetarët që nuk kanë bërë vaksinën ose tamponin do të qarkullojnë në Evropë, por në këtë rast ata do të duhet të përshtaten me çdo kusht të vendosur nga shteti anëtar i BE-së.
Sipas artikullit Doctor 33 të publikuar nga Brataj “Qytetarët evropian që udhëtojnë për punë ose turizëm duhet të provojnë se nuk janë bartës të koronavirusit. Për këtë arsye do të jetë e nevojshme të vërtetohet një nga tre kushtet e mëposhtme:
Të keni bërë vaksinën kundër Covid-19. Të jeni shëruar në gjashtë muajt e mëparshëm nga Covid-19 dhe të keni vërtetim për këtë.
Të keni bërë tampon që vërteton se nuk jeni të infektuar nga virusi.”, shkruan Brataj në postim. Kreu i Urgjencës Kombëtare në postimin tij, shprehet se Shqipëria e ka dixhitalizuar pasaportën e vaksinës, gjë që na jep një avantazh për lëvizjen e lirë.
Në fund të postimin të tij, ai bëri edhe një thirrje për të gjithë qytetarët duke thënë se të gjitha llojet e vaksinave në Shqipëri sjellin benefite për shëndetin e qytetarëve, “Vaksinohuni, ruani jetën”, shkruan ai.
PASHAPORTA E VAKSINIMIT TË BE-së!
Covid-19, a do të lëvizim gjatë kësaj vere?
Në një artikull Doctor 33 tregon ecurinë…
Posted by Skender Brataj on E martë, 20 April 2021