Kalimi i Hansi Flick në udhëheqjen e ekipit kombëtar gjerman mund të bëhet më i komplikuar.

Siç raportohet nga Sky Deutschland, Shoqata Gjermane e Futbollit (DFB) në zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm nuk ka ndërmend të paguajë ndonjë dëmshpërblim për klubin ku Flick është nën kontratë, pra Bayern Munich.

Më 3 prill, Bayern Munich menaxherin e tij të blinduar me një kontratë deri në vitin 2023, kështu që do të jetë klubi bavarez dhe vetë Flick ata që do të duhet të gjejnë një marrëveshje për të prishur akordin dhe për t’u liruar nga njëri-tjetri.