Rëshkitja e rëndë e Ilir Metës, ndërsa ishte duke folur live në televizionin e familjes Berisha, duket se ka vënë në pozitë të vështirë edhe vetë Sali Berishën.

Për shkak të deklaratave të paprecedenta, duke qenë se Ilir Meta i ka shpallur luftë SHBA-së së presidenti i Shqipërisë, Çim Peka ka vendosur ta mbyllë para kohe emisionin.

Raportohet se ai është urdhëruar nga Berisha ta mbyllë emisonin, nga frika se mos ndëshkohen edhe ata, për qendrimet radikale të Metës.

“Mbylle se na mori më qafë”, raportohet t’i ketë shkruajtur Berisha gazetarit të familjes së tij, Çim Peka. Tema/