Ilir Meta ka zbuluar padashje në konferencën për shtyp, se edhe vajza e vogël, e kupton që ai nuk është në një gjëndje normale.
Ajo e ka këshilluar të mos pijë më dhe të mos merret me gratë e të tjerëve.
“Deri kur do jetoni nën këtë presion, deri kur? 10 mijë fuksa janë shtuar në administratë.
Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, duke e ditur se e kam pikë të dobët.
Para disa ditësh i kishn dhënë një lajm që kisha ngacmuar gruan e Damian Gjiknurit.
Më tha babi mos pi më të lutem, ç’punë ke me gruan e tij.
Më tregoi lajmin, thashë mos kam bërë ndonjë lapsus, por jo i thashë, unë kam thënë gurunë, jo gruan.
Mora Tedin dhe i thashë ta korrigjojë se është gabim.
I dërgojnë gocës vazhdimisht dhe i thonë thuaj babit të mos pijë më, të mos ngrejë zërin por të ruajë figurën e presidentit”, tha Meta.