Antonio Conte ishte shumë i lumtur pas fitores ndaj Bolognës në transfertë, që e afron Interin e tij akoma më shumë me titullin kampion. Trajneri italian foli për Sky Sport, ku deklaroi se të gjithë po japin më të mirën e tyre për Interin dhe e meritojnë vendin ku ndodhen në renditje.
Interi më kërkoi që të ndryshoja historinë e viteve të fundit. Objektivi ynë ishte që brenda 3 vitesh të ndërtonim një ekip fitues dhe t’i bënim krenar tifozët. Disa gjëra kanë ndryshuar që nga koha që kemi nisur projektin tonë, por duhet ende përqendrim dhe shumë punë.
Të gjithë po japim gjithçka për këtë Inter dhe kjo është aryseja që është krijuar edhe respekt për ne. Jemi shumë afër objektivit dhe mund të bëjmë të mundur që të gëzojmë tifozët tanë pas shumë vitesh pritje. Duhet edhe një sforco e fundit, përfundoi Conte.