Më shumë se 893,000 raste me Covid-19 janë shënuar në të gjithë botën gjatë 24 orëve, e udhëhequr kryesisht nga vala e dytë shkatërruese në Indi.Më shumë se një e treta e rasteve janë regjistruar në Indi. Vendi shënoi 332.730 raste të reja të premten dhe 346,786 raste të shtunën.

Më shumë se 5.5 milion raste u regjistruan në të gjithë botën këtë javë, përfshirë gati dy milion në Indi. Shtetet e Bashkuara regjistruan 490,000 raste në një javë, Brazili 459,000 dhe Turqia regjistruan 404,000 raste.