Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2899 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamëz, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të mosharve 66 – 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (1 Prill 2021) Raste të reja ditore 349 Të shëruar në 24 orë 604 Të shtruar në spitale 279 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 2899 Testime totale 561,820 Raste pozitive 125,506 Raste të shëruara 91,875 Raste Aktive 31,390 Humbje jete 2241 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 21928 Fier 2554  Durrës 1283 Gjirokastër 1247 Shkodër 1198 Vlorë 965 Korçë 758 Elbasan 360 Lezhë 331 Kukës 359 Dibër 325 Berat 82