Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Prill 2021) Raste të reja ditore 317 Të shëruar në 24 orë 529
Të shtruar në spitale 247 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 3024 Testime totale 580,615 Raste pozitive 127,509 Raste të shëruara 96,129 Raste Aktive 29,083 Humbje jete 2297 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 20608 Fier 2541 Durrës 1205 Gjirokastër 1205 Shkodër 1021 Vlorë 707 Korçë 719 Kukës 344 Dibër 338 Elbasan 254 Lezhë 102 Berat 39