Situata e koronavirusit vijon të jetë problematike. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2, 155 të prekur, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 345, 033 raste.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 66 pacientë kanë humbur jetën nga Covid, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 10, 381 humbje jete, ku 95,4% prej tyre kishin sëmundje shoqëruese. Ndërkohë numri i pacientëve të cilët ndodhen në intubim është 802 pacientë, mosha e të cilëve është kryesisht 68 vjeç.