I ftuar në emisionin “Jashtë Loje” Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi u ka vënë nota disa prej politikanëve.

“Jozefina Topalli si drejtuese e një partie të re – Kualifikimin e menjëhershëm për një fakultet të ri, notën do ta marrë pas garës, e merr plotësissht fakultetin e ri sepse e ka marrë me merita ka eksp e duhur formimin e duhur. Ka hyrë me meritë aty. Lulit ja ka vënë tre herë populli notën.. ka ngelë në klasë tre zgjedhje.

Gramoz Ruçi – Drejtuesi i Parlamentit më korrekt që ka pasur Shqipëria në të gjitha. Ilir Meta – Më parë notë kaluese pastaj ngelëse. Edi Rama – Padiskutim që ka notë të mirë sepse është vlerësuar gjithmonë më shumë më të lartë se para,” tha Çuçi.