Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në bujtinën e familjes ‘Zerja’ në Dibër, ‘Shtëpia e Jufkave’.
Rama thekson se nga mbështetja e qeverisë në agroturizëm dhe falë kësaj familje plot energji, është një shembull konkret i transformimit ekonomik e social që do të sjellë zhvillimi i Agroturizmit në natyrën mahnitëse cila do të zbulohet përmes Rrugës së Arbërit, duke e bërë Dibrën jastëkun e gjelbër të metropolit të Shqipërisë.
Rama: Kjo është dashuria e jufkave. Kur jemi takuar në fillim ishte mërzitur dhe i thashë bëj një bujtinë që të vijnë njerëzit të shijojnë jufkat.
Banorja: Pikënisja ka qenë kur bëmë një takim me kryeministrin i cili dha një mbështetje për tu dhënë unë dhashë një ide dhe më premtoi që do të realizonim këtë bujtinë.
Rama: Të iki pandemia tani, të bëhet edhe rruga e Arbrit, do të fillojnë pastaj problemet e rezervimeve.
‘Fantastike atmosfera tek “Bujtina e Jufkave” në Dibër, falë një gruaje plot energji e një familjeje punëtore dhe mbështetjes nga AZHBR një shembull konkret i transformimit ekonomik e social që do të sjellë zhvillimi i Agroturizmit në natyrën mahnitëse, e cila do të zbulohet përmes Rrugës së Arbërit, duke e bërë Dibrën jastëkun e gjelbër të metropolit të Shqipërisë.’– shkruan Rama.